13.5 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Aksioni i Policisë vazhdon në Mitrovicë: Konfiskohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Aparate për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar nga Policia e Kosovës edhe në Mitrovicë.

Siç bën të ditur Policia e Koosvës, 67 të tila janë gjetur edhe në Mitrovicën e Jugut, shkruan lajmi.net.

“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Në lidhje me rastin është identifikuar edhe një person i dyshuar.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, nën dyshime të arsyeshme për veprimtari të kundërligjshme në orët e pasdites së sotme kanë realizuar një bastisje.

Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni, me ç’rast bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave.

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policor kanë identifikuar personin e dyshuar.

Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore. /Lajmi.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT