35.2 C
Mitrovice
E premte, 25 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Aksioni i Policisë të Kosovës në veri: Gjenden armë te “Tre Rrokaqiejt”

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin në veri të vendit në disa lokacione.

Policia po kërkohen armë, drogë dhe persona të dyshuar.

Zëvëndëskomandati i policisë në veri Veton Elshani ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se janë gjetur armë.

Janë gjetur armë te ‘Tre Rrokaqiejt’”, ka thënë ai shkurt për Reporteri.net.

I pyetur nëse ka ndonjë person të arrestuar, Elshani ka thënë vetëm se për çdo zhvillim rreth këtij operacioni “do të njoftoheni me kohë”.

Sipas disa pamjeve të publikuara, Njësia Speciale shihet në disa rrugë në veri të vendit.

Mediumi në gjuhën serbe Kontakt Plus ka publikuar disa fotografi nga ky aksion.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT