Inspektorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, kanë mbyllur sot objektin e Zyrës ilegale së Shërbimit Nacional për Punësim (NSZ) në Mitrovicën e Veriut.
Rastin për lajmi.net e ka bërë të ditur zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ku tha se nga provat e mbledhur rezulton se po veprohet ilegalisht në një ndërtesë dhe pas prova të mbledhur ndërtesa është mbyllur.
Gjithashtu, ai tha se këto prova do t’i dërgohen Prokurorisë dhe më pas do të vendoset se çfarë do të bëhet më tutje.
“Sot kemi asistu insepktoret komunal në hyrje të ndërtesës që ata e konsiderojnë të tyre. Kur kemi hyrë në të, kemi has në prova që ne konsiderojmë që janë të kundërligjshme dhe përbëjnë vepër penale. Pas kontaktimit me Prokurorin kujdestar, ndërtesa është mbyll dhe ka mbet që provat me ju dorëzu prokurorit në mënyrë që të vendoset se si të lëvizet tutje. Nuk ka persona të arrestuar”, tha Elshani