Aksioni i 21 dhjetorit që lidhet me ndërtimet në Brezovicë po vazhdon sot në 3 qytete, Prishtinë, Ferizaj dhe Shtërpcë, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij aksioni janë duke u bastisur rreth 10 lokacione, në mesin e tyre edhe disa zyra të ndryshme në Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari.
“Po vazhdon aksioni i 21 dhjetorit, ku janë disa lokacione duke u bastisur. Aksioni është i shtrirë në 3 qytete”, tha Jashari.
/GazetaSinjali/