6.3 C
Mitrovice
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Aksion i Policisë në Mitrovicë: Konfiskon rreth 70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave

70 pajisje për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar dje gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Aksioni ka ndodhur në fshatin Kçiq të Komunës së Mitrovicës.

Kështu bëri të ditur Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Stavileci tha se pajisjet e konfiskuar nga ana e policisë janë dërguar në doganë.

“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, është shprehur Stavileci.

Tutje Stavileci bëri të ditur se Pajisjet për prodhimin e kriptovalutave janë konfiskuar në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

TË FUNDIT

TË FUNDIT