13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Aksion i Policisë me inspektorë komunalë në shoqatën ‘Kosova Bozhur” në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, në bazë të kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, sot ka hyrë në objektin ku ndodheshin tri institucionet serbe – Instituti për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, Shoqata Sportive dhe Shoqëria Kulturore Artistike “Kosova Bozhur”.

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë për Kontakt Plus se policia ka vepruar sipas kërkesës së komunës, e cila këtë objekt e konsideron pronë të saj.

“Zyrtarët komunalë na kërkuan që t’i ndihmojmë që të hyjnë në pronën e tyre. Ata kanë hyrë. Pastaj punëtorët e atyre institucioneve kanë dalë nga lokalet. Nuk ka pasur asnjë problem”, tha Elshani për Kontkat plus.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT