1.1 C
Mitrovice
E premte, 19 Dhjetor, 2025
spot_img

Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI dhe Policisë, arrestohet një ish-ministër

Shtatë persona janë arrestuar të enjten pas një aksioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për aksionin e Policisë, duke bërë të ditur se aksioni kishte të bënte me keqpërdorimin e detyrës zyrtare lidhur me proceset e shpronësimit të pronave.

Në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë, J.M si dhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, F.I.

Sveçla në postimin e tij ka thënë se të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës.

“Bazuar në të dhënat e siguruara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas një hetimi disamujore të kryer nga Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante, sot janë arrestuar disa zyrtarë të lartë në institucione, të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion, të ndërlidhur me procesin e shpronësimit të pronave private. Në këtë rast janë të përfshirë disa zyrtarë të lartë publikë dhe persona përgjegjës, përfshirë: kryetarin e degës së Gjykatës së Graçanicës, J. M.; zyrtarë nga avokatura N. K., M. D. dhe B. D.; ekspertin e gjykatës Sh. T.; zyrtarin në Departamentin e Shpronësimeve; zyrtari i ATK G.L si dhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, F. I”, thuhet në postimin e Sveçlës.

“Sipas dyshimeve, personat e lartpërmendur kanë vepruar si grup i organizuar kriminal, duke keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në buxhetin e Republikës së Kosovës. Ky grup dyshohet se, përmes korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ka iniciuar dhe deponuar lëndë në Gjykatën e Graçanicës me qëllim të rikompensimit të paligjshëm për shpronësimet e kryera gjatë viteve 2011–2015, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga fondet publike”, ka vijuar njoftimi i tij.

TË FUNDIT

TË FUNDIT