Një aksident trafiku ka ndodhur në mes dy veturave në Lagjen Ulpiana në Prishtinë, gjegjësisht në afërsi të parkut.
Burime të IndeksOnline mësojnë se në aksident është përfshirë vetura zyrtare e cila i takon ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ndryshe, vetura është përplasur me një taksist, derisa ka vetëm dëme të lehta materiale.
Gjithashtu burimet e IndeksOnline mësojnë se në veturën zyrtare ka qenë vetëm policja e mbrojtjes së afërt e cila e shoqëron Jahjagën.