6.8 C
Mitrovice
E enjte, 6 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Aksidentohet në Kroaci një autobus nga Kosova, 26 pasagjerë u bllokuan brenda

Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në Kroaci të mërkurën në mbrëmje.

Siç raporton portali kroat 24Sata, autobusi i agjencisë Harea Travel nga Suhareka ka rrëshqitur nga rruga pasi shoferi e ka humbur kontrollin e timonit. Aksidenti ka ndodhur në autostradën A1 në vendbanimin Donja Zdençina.

Sipas informacioneve të para, nga aksidenti nuk ka të vdekur. Në autobus ndodheshin 26 pasagjerë dhe dy shoferë.

Policia e Zagrebit tha se aksidenti ka ndodhur rreth mesnatës.

Të gjithë pasagjerët u shpëtuan nga dera e shoferit me ndihmën e zjarrëfikësve dhe dy prej tyre pësuan lëndime të lehta.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT