3.8 C
Mitrovice
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025
spot_img

Aksidentohen tri vetura në të njëjtin vend ku dje vdiqën dy gra/Pamje

Një aksident trafiku raportohet se ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit ku një ditë më parë u shënua një aksident tragjik, ku humbën jetën dy gra, shtetase të Shqipërisë.

Raportohet se në aksidentin e sotëm dyshohet se janë përfshirë tri automjete.

Kjo pjesë e autostradës konsiderohet e rrezikshme për shkak të rrëshqitjes së dheut që ka ndodhur disa muaj më parë, e cila ende nuk është pastruar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT