16.8 C
Mitrovice
E diel, 21 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Aksidenti tragjik në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy të vdekur dhe 9 të lënduar

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Policia ka njoftuar se përveç dy personave të vdekur, nga ky aksident janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë dy persona kanë vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, bazuar në të dhënat fillestare, lëndime trupore kanë pësuar 11 ( njëmbëdhjetë) persona, dy prej të cilëve nuk kanë mundur t’i përballojnë plagët e marra dhe të njëjtit, kanë ndërruar jetë. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit dhe Njësiti i Hetimeve të Trafikut Rrugor në koordinim me Prokurorin e Shtetit, që po ashtu ndodhet në vendngjarje, janë duke u marrë me rastin.

Policia me këtë rast, ka apeluar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugët alternative, pasi që rruga është e bllokuar deri në përfundimin e ekzaminimeve./GazetaSinjali/

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT