Një aksident ka ndodhur sonte në Pestovë të Vushtrrisë, ku një person mbeti i vdekur.
Indikacionet e para ishin që viktima ishte polic, pasi sipas pamjeve që po qarkullojnë, kufoma shihet i mbuluar me jelek të Policisë së Kosovës.
Në lidhje me këtë rast, ka dhënë detaje Avni Zahitin, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Ai në një përgjigje shkurt e konfirmoi që s’ka polic të përfshirë në këtë rast



