spot_img
spot_img

Aksidenti me motoçikletë, vdes tiktokeri Laurent Krasniqi

Një aksident i rëndë me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Raportohet se në këtë aksident ka mbetur i vdekur tiktokeri i njohur Laurent Krasniqi.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Kjo e fundit ka njoftuar se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ku motoçiklisti ka humbur jetën.

‘’Sot rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën se në fshatin Llukarë të Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë ajo.

TË FUNDIT

TË FUNDIT