7.4 C
Mitrovice
E martë, 11 Nëntor, 2025
spot_img

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti tha se aksidenti ndodhi në segmentin rrugor në fshatin Pestovë.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë. Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha ai./Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT