-0.7 C
Mitrovice
E enjte, 22 Janar, 2026
spot_img

Aksident trafiku në magjistralen Mitrovicë – Pejë, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi para pak minutash në Magjistralen Mitrovicë – Pejë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Një aksident me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën Magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Të përfshira në këtë aksident janë dy automjete dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Zahiti./Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT