Një biciklist është goditur nga vetura në udhëkryqin që lidh Tavnikun me Shipolin, duke marrë plagë.
Sipas dëshmitarit në vendin e ngjarjes, ambulanca ka dërguar në spital të lënduarin.
Deri tek aksidenti ka ardhur për shkak se vetura nuk e ka vërejtur biciklistin.
Ndryshe, aksidentet janë të shpeshta tek ky vend.





