14.6 C
Mitrovice
E enjte, 15 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Aksident në Skenderaj: Vdes një fëmijë 5-vjeçar

Një fëmijë 5 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti tha se lëndime trupore ka marr edhe një person tjetër.

“Sot rreth orës 14:20, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë të Skenderajt, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një (këmbësore) fëmijë i moshës pesë vjeçare ka vdekur, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një këmbësore e moshës madhore”.

Ai theksoi se në aksident kanë qenë dy vetura, ku njëra ka dalë nga rruga dhe i ka goditur dy këmbësorë.

“Bazuar ne hetimet fillestare në aksident ishin të përfshira dy automjete civile me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit njëra nga veturat del jashtë shiritit rrugor ku në trotuar godet dy këmbësoret të cilat me urgjencë ishin dërguar në QKMF- Skenderaj, me ç’ rast mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”.

“Ngasësit e dy automjeteve të përfshira në aksident janë arrestuar, ku me aktvendim të Prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT