Një aksident ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, segmenti në fshatin Shupkovc.
Nga pamjet e para shihet se në aksident janë të përfshira një veturë e markës Golf 4 dhe një kamion me targa serbe të regjionit të Novi Pazarit.
Ende nuk dihet për të lënduar, përveç dëmeve materiale që janë evidente nga pamjet e para.
Në vendngjarje kanë dalur edhe njësitet policore që po merren me aksidentin.