6.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img

Aksident në rrugën Mitrovicë-Leposaviq: Pesë të lënduar, në mesin e tyre dy policë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Leposaviq.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar pesë persona, dy prej të cilëve policë.

Kjo pasi në aksident ishte përfshirë vetura zyrtare e Policisë.

Njoftimi:

Aksident trafiku me të lënduar në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq

Mitrovicë Veri , 24.12.2025

Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës është informuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Leposaviq, përkatësisht në fshatin Rudar.

Fillimisht, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Jug, për arsye se thirrja telefonike kishte kaluar në drejtorinë e tyre. Të njëjtit i janë përgjigjur thirrjes, ku në atë lokacion kanë dalë gjithashtu njësitë e zjarrfikësve si dhe stafi mjekësor emergjent nga qyteti i Mitrovicës së Jugut.

Më pas, për shkak se kjo zonë i përket zonës së përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti Rajonal i Trafikut Rrugor Mitrovicë Veri, stafi mjekësor dhe zjarrfikësit nga zona e përgjegjësisë së Mitrovicës së Veriut.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

TË FUNDIT

TË FUNDIT