8.2 C
Mitrovice
E diel, 29 Mars, 2026

Aksident në rrugën Drenas-Skenderaj, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën Drenas-Skenderaj, ku kanë mbetur lënduar tre persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, si dhe kanë njoftuar se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 12:30, në rrugën Drenas -Skenderaj ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merren njësitet policore të trafikut rrugor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT