26.3 C
Mitrovice
E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Aksident në Rezallë, pesë persona mbesin të lënduar

Pesë persona janë lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur mes dy veturave dje në fshatin Rezallë e Re në Skenderaj, shkruan GazetaBlic.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe nuk përmendet për ndonjë person të arrestuar lidhur me këtë rast.

“Fsh Rezallë e Re, Skenderaj 08.01.2020  ora 15 e 11. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori”, bëhet e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës./GazetaBlic.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT