25.6 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Aksident në Mitrovicë: Një motorist i lënduar rëndë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Zhabar të Mitrovicës, shkruan Gazeta Metro.

Rastin për Gazetën Metro e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se deri më tani raportohet për një person të lënduar. Ai tutje ka shtuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërkaq të përfshira ishin një veturë dhe një motorist.

Deri më tani raportohet për një person të lënduar, në aksidentin që ndodhi rreth orës 14 00, ku ishin të përfshirë një motorist dhe një veturë”, ka thënë Zahiti për Gazetën Metro. Ky aksident konkretisht ka ndodhur në udhëkryqin që lidh me Shipolin.

Siç bëhet e ditur nga faqja “Jepi zë”, motoristi është lënduar rëndë pasi që kur është aksidentuar, është përplasur për tokë. Për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, mirëpo konfirmohet se lëndimet janë të rënda./gazetametro.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT