16.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Aksident masiv në Rrugën e Kombit, përplasen disa makina

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën e Kombit, mbrëmjen e sotme, në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj.

Bëhet me dije se janë përplasur pesë makina dhe një prej tyre trajler. Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit i trajlerit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse./abc news

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT