Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur natën e kaluar në fshatin Kçiq i Madh në Komunën e Mitrovicës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti. Nga pamjet e publikuara nga ky aksident shihet se situata në këtë rast ishte mjaftë e rëndë.