-0.8 C
Mitrovice
E diel, 1 Shkurt, 2026
spot_img

Aksident i rëndë në vend, lëndohen 5 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë të Komunës së Podujevës.

Në këtë aksident, sipas dëshmitarëve që kanë dërguar pamje në Llapi.info, janë përfshirë pesë automjete, derisa kanë mbetur të lënduar pesë persona.



Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira pesë automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.



Ajo ka deklaruar se me rastin po merret njësiti i trafikut. / Reporteri

TË FUNDIT

TË FUNDIT