Pak më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Sllatinë, ku tre persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Tre persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës dhe Policisë së Kosovës po merren me rastin”, tha Hoxha.
Perosnat e lënduar janë transportuar në spital./gazetametro.net





