Pak minuta më parë në Veterrnik, në Prishtinë ka ndodhur një aksident, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se nga ky aksident dy personave iu është ofruar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 15:30, në lagjen Veterrnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti. /gazetametro





