Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para disa çastesh në rrugën Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Klinë.
Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. /Lajmi.net/