Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të fshatit Doberllukë të Vushtrrisë.
Në pamje shihen dy vetura, një e markës “Suzuki” e tipit “Vitara” dhe tjetra e markës “Volkswagen” e llojit “Golf VI”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ndihma e shpejtë, gjersa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. /ATV/





