13.1 C
Mitrovice
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Aksident i rëndë mes 4 veturave në Grabanicë të Klinës: 16 persona dërgohen në spital, 3 prej tyre më rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në magjistralën Klinë – Pejë, përkatësisht fër varrezave të dëshmorëve në Grabanicë të Klinës.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 19:06 minuta, ku janë të përfshira 4 automjete.


Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, Policia rajonale e Pejës.

“Katër vetura janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur në Grabanicë të Klinës, ku 16 persona kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Pejës, tre prej tyre kanë lëndime më serioze, por janë jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia rajonale e Pejës për Reporteri.net.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT