20.6 C
Mitrovice
E hënë, 18 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

AKR-ja thotë se nuk i pëlqen të bëhet pjesë e qeverisë së re

Kryetari i Kuvendit të Aleancës Kosova e Re, Fatmir Matoshi, ka thënë se partia e tij pritet të jetë në opozitë gjatë legjislaturës së shtatë-nëse konfirmohet se e ka kaluar pragun në kuadër të koalicionit me Nismën Socialdemokrate. Ai ka deklaruar se subjekti politik që përfaqëson nuk pëlqen të bëhet pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës të vendit. Matoshi ka thënë për “Epoka e re” se qëndrimi në opozitë gjatë mandatit të ardhshëm do t’i mundësojë kësaj partie që t’i bëjë reformat e nevojshme brendapartiake. Ai është shprehur i bindur se në këtë mënyrë do të rritet përkrahja e qytetarëve të Kosovës për AKR’në, ashtu siç janë duke u fuqizuar partitë liberale në Evropë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT