Jetlir Zyberaj nga Aleanca Kosova e Re (AKR), ka thënë se grupin e deputetëve të AKR’së nuk e ka kontaktuar askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Vetëvendosje (VV), në lidhje me çështjen e presidentit, shkruan Gazeta Metro.
Në emisionin e sotëm të Pressing, gazetari Valon Syla zbuloi disa nga emrat e deputetëve të LDK’së që janë kundër që Vjosa Osmani të bëhet presidente.
Përveç Avdullah Hotit, Driton Selmanaj dhe Agim Veliut, sipas Sylës është edhe Behgjet Pacolli ai që nuk do të marrë pjesë në votimin e saj si presidente.
E pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i anëtarit të AKR’së dhe njeriut të afërt të Pacollit, Jetlir Zyberaj i cili ka konfirmuar në mënyrë indirekte mos votimin e Osmanit.
Zyberaj tha se për këtë çështje nuk i ka kontaktuar askush. Kujtojmë se AKR’ja ka deputet në Kuvend vetëm Behgjet Pacollin.
“Për këtë punë askush nuk ka na kontaktuar që të bisedojmë për këtë çështje, besoj se i kanë numrat”, ka thënë Zyberaj për Pressing.
Ndryshe sot LDK ka dalë me qëndrim zyrtar për votimin e Vjosa Osmanit presidente të Kosovës dhe se do t’i bëjë kuorumin asaj. /gazetametro.net






