17 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Akil Gjakova mposht xhudistin rus, kalon në rrethin e tretë në Mastersin e Doha-s

Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë të Mastersit të Dohas, pas fitores kundër xhudistit rus Denis Iartcev.

Xhudisti kosovar ka mbetur në garë për medalje në kategorinë deri në 73 kilogramë në Mastersin e Dohas në Katar.

Pas një lufte të barabartë pothuajse tërë kohën, 25-vjeçari nga Peja e zuri përfundi rusin dhe e shtrëngoi në qafë duke mos e lëshuar derisa në rënien e gongut.

Kjo ia siguroi atiij triumfin dhe kalimin në rrethin e tretë, ku përballë do ta ketë xhudistin nga Kazakistani Zhansay Smagulov.

Më herët në rrethin e parë, kosovari e mposhti Somon Makhmadbekovin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT