22.2 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Aida Dërguti ia kujton Osmanit momentin kur e krahasonte Kurtin me Hugo Chavez

Ish anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje ka ironizuar me takimin e sotëm që ndodhi mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Dërguti i kujtoi momentin kur Osmani e kishte quajtuar Kurtin ‘Chavez’, duke përcjellur kështu në mënyrë indirekte një moment nga përplasjet e tyre.

‘Chavez? A? Diçka për Mitrovicën?’, shkroi Dërguti.

Vjosa Osmani kishte krahasuar Kurtin me ish liderin komunist të Venezuelës, gjatë një emisioni, e pas kësaj kishte reaguar Kurti duke thënë se nuk ka ndodhur ndonjëherë që ai të krahasohej me udhëheqësit komunistë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Osmanit e Kurtit, në pah janë vënë disa deklarata nga dy liderët kur kundërshtoheshin ashpër dhe refuzonin të bëheshin bashkë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT