Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë thirrje për ndryshime kushtetuese për të qartësuar procesin e formimit të qeverisë, ai u ankua se ka ankesa vazhdimisht për vendime të kushtetuese por nuk ka as përpjekje për korrigjimin e tyre.
Ahmeti kërkoi qartësimin e asaj që i konsideron poaqartësi dhe mangësi në vendimet e Gjykatës Kushtetese të Ksoovës për procesin e formimit të qeverisë dhe zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës afatin 15-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve dhe certifikimin e kandidatëve të dënuar nga gjykata.
Në prag të zgjedhjeve të reja, Ahmeti ka thënë se sa herë që ka vendime të Gjykatës Kushtetuese, flitet për mangësi dhe zbrazëtira të Kushtetutës, por shtoi gjithashtu se nuk ka nisma që të ndryshohen. Ai ka kritikuar edhe vendimin e Kushtetueses që krye parlamentari i takon partisë fituese të zgjedhjeve teksa ka shtuar se pasiguri ka shkaktuar edhe vendimi i fundit që ua ndalon kandidimin për deputetë të dënuarve për vepër penale në tri vitet e fundit.
“Sa herë ka vendime të Gjykatës Kushtetuese flasim për mangësitë dhe zbrazëtirat e kushtetutës e mandej deri në vendimin e radhës nuk ka asnjë iniciativë që ta ndryshojmë atë apo të shtojmë qartësi në pjesë të paqarta. Vendimi absurd i Enver Hasanit et co ka mujt me u adresu 100 herë… Edhe më tutje nuk ka Republikë Parlamentare ku kryetari i Kuvendit i takon partisë fituese të zgjedhjeve, edhe në qoftë se ajo parti i ka marr vetëm 10 përqind të votave”, ka thënë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.
Më tej ai ka shkruar se “edhe vendimi i fundit shkakton pasiguri, jostabilitet që vjen nga gjërat e (pa)thëna në Kushtetutë”.




