9 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Ahmeti e demanton Manastirin e Deçanit, pasi e akuzoi për nxitje të shkrimeve në Kishën Ortodokse në UP

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit kishte thënë se Ahmeti ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafitë në Kishën e cila gjendjet në kampusin e UP’së.

Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çfarë është thënë prej Manastirit të Deçanit.



“Nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter, duke shpërndarë postimin e Manastirit të Deçanit.

Ndërkaq, pas aksioneve të PSD’së në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP’së, përmes në postimi në Twitter, nga Manastiri i Deçanit kanë thënë se ky aksion është kryer aktivistët dhe studentët sipas tyre, është inkurajuar nga Ahmeti.



“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre.

Ndryshe, për herë të parë që nga viti 1998, të enjten është mbajtur liturgji në kishën e ashtuquajtur të “Krishtit Shpëtimtar”. /Gazeta Express

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT