6 C
Mitrovice
E enjte, 5 Mars, 2026

AGK i reagon Hysamedin Ferajt: Gjuha e tillë vë në rrezik sigurinë e gazetarëve, VV të distancohet

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka dënuar linçimet e Hysamendin Ferajt të Vetëvendosjes (VV), ndaj disa gazetarëve.

Me anë të një shkrimi në Facebook, AGK ka thënë se e dënon gjuhën e përsëritshme linçuese të zyrtarit të Vetëvendosjes dhe ish-kandidatit të kësaj partie për deputet, Hysamendin Feraj, ndaj një grupi të gazetarëve.



Në një postim në Facebook të hënën, Feraj i ka akuzuar disa gazetarë kosovarë se “punojnë falas për Serbinë”.
“Nuk është e drejtë që Grenelli të paguhet dhe grenellistët, jo (?) Apo Kosova i ka borxh Serbisë dhe këta ia shlyejnë duke punuar falas për të!”, ka shkruar Feraj.

“Gjuha e tillë, e sidmos kur vjen nga zyrtari i një partie në pushtet, vë në rrezik sigurinë e gazetarëve dhe si e tillë është e papranueshme. AGK-ja i bën thirrje Vetëvendosjes që të distancohet nga gjuha kërcënuese e pjesëtarëve të saj ndaj gazetarëve”, thuhet në reagimin e AGK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT