Nënkryetari i LDK’së dhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka deklaruar se Isa Mustafa do të jetë Presidenti i ardhshëm i Kosovës, pas skadimit të mandatit në vitin 2021 të Hashim Thaçit, transmeton Gazeta Metro.
Veliu ka thënë se brenda LDK’së ka shumë figura për pozitën e Presidentit, por figura e Isa Mustafës për President të Kosovës është njëra nga më të rëndësishmet për momentin.
“Unë mendoj se duhet të definohet çështja e Presidentit, LDK ka figura mjaftë që mund të jenë si konsensuale, por figura e Mustafës është një ndër më të rëndësishmet në këtë rast”, tha Veliu, transmeton Gazeta Metro.
Veliu po ashtu ka thënë se kushtëzimet nuk janë të shëndetshme, por çështja e Presidentit duhet të diskutohet që të mos futet koalicioni LDK-VV në një krizë pas 1 viti e gjysmë.
“Unë e kam thënë edhe më herët se kushtzimet nuk janë të shendetshme çfarëdo qofshin ato, por është mirë që të definohen të gjitha çështjet në mënyrë që mos të futemi në ndonjë krizë pas një viti e gjysmë kur i skadon edhe mandate i Presidentit, do të thotë është mirë të definohen disa gjëra paraprakisht në mënyrë që mos të futemi në krizë pa nevojë”, tha Veliu, transmeton Gazeta Metro.
Kryetari i Podujevës beson se nuk ka ndonjë rrezik që mos të ndodhë koalicioni VV-LDK, pasi grupet punuese tani janë duke punuar mes vete.
“Po nuk e besoj se ka ndonjë rrezik të theksuar sepse ekipet jane duke punuar, janë duke punuar programet mes LDK’së dhe VV’së, pastaj do të kalohet në biseda politike ku do të vendosen totalisht në gjëra që e ndërtojnë një koalicion të mundshëm”, tha Veliu.
Kujtojmë se Agim Veliu është njëri nga personat më të rëndësishëm në LDK dhe një nga personat vendimarrës brenda kësaj partie./gazetametro.net