5.9 C
Mitrovice
E hënë, 26 Janar, 2026
spot_img

Agim Veliu i prerë: Jo, nuk e votoj Vjosa Osmanin

Pas dështimit për ta siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pauzë 30 minutshe.

Teksa po dilin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin? – Veliu është përgjigjur shkurt: Jo!



Përveç Veliut, është provuar të pyetet edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, i cili gjithashtu në raundin e parë nuk ka marrë pjesë në votim, por edhe ky vetëm ka ecur duke e injoruar pyetjen e gazetarëve.

Pas pak Kuvendi i Kosovës do të informojë për vazhdimin ose jo të kësaj seance.



Duhet theksuar se ka dështuar rundi i parë i votimit të presidentit të Kosovës, ndërsa Kuvendi ka shkuar në pauzë prej 30 minutash.

TË FUNDIT

TË FUNDIT