-1 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Agim Bahtiri merr vendim që Mitrovica të zbukurohet për festën e Vitit të Ri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që qyteti i Mitrovicës të zbukurohet për festën e Vitit të Ri, shkruan mitrovicasot.net

Bahtiri, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se këtë vendim e ka marrë duke pasur paraaysh kërkesat e qytetarëve.

Megjithatë, ai ka thënë se për këtë komuna nuk do të shpenzojë asnjë cent por zbukurimi do të paguhet nga bizneset.

Postimi i plotë:

Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë peoces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit.

Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.

Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.

TË FUNDIT

TË FUNDIT