Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka lëshuar akuza të rënda për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe gazetarin, Baton Haxhiun.
Në emisionin n’Konak me Kosovë Gjocin, Bahtiri ka thënë se këta tre kanë qenë ideatorë e ndarjes së Kosovës dhe ka akuzuar Haxhiun për koordinimin e gjithë këtij plani me shefin e shtetit serb, Aleksandër Vuciq.
Ai ka folur për SHIK-un, për bandat në veri të Mitrovicës, për partitë politike, për koalicionin VV-LDK, për Albin Kurtin dhe miqësinë e tij dhe lidhjet biznesore me Behgjet Pacollin, edhe pse iku nga partia e këtij të fundit.
Përveç kësaj, Bahtiri në intervistën n’Konak me Kosovë Gjocin ka rrëfyer edhe për shumë histori interesante e të pa dëgjuara deri tani nga fëmijëria dhe jeta e tij.
Si shumica e shqiptarëve, edhe Bahtiri nuk u ka shpëtuar ballafaqimeve me policinë serbe gjatë viteve ‘90, por thotë se nuk është frikuar asnjëherë nga ta. Bile, në një rast, ai tregon se edhe është përplasur fizikisht me ta, derisa ia kishin rrethuar shtëpinë, dhe fal reagimit të tij i gjithë aksioni ishte anuluar.