Kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri, i ka dhënë mbështetje protestës së paralajmëruar për nesër në kundërshtim të keqpërdorimeve në gjigandin metalurgjik “Trepça”.
Bahtiri tha se kjo ndërmarrje ka qenë përherë promotor i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Sipas tij sakrifica e madhe e minatorëve dhe banorëve vendas të Shalës së Bajgorës, e shpëtuan nga shkatërrimi “Trepçën”.
“Kombinati TREPÇA, gjithmonë ka qenë promotori kryesor i zhvillimit ekonomik të Mitrovicës, por edhe mbarë Kosovës. TREPÇA ka pasur prodhim të lartë, duke sjellë kështu profit të madh për vendin. Kjo për arsye sepse është punuar drejtë, është punuar pa hile. Punëtorët janë kujdesur për minierën sikurse për shtëpinë e tyre, sepse realisht edhe ka qenë shtëpia e tyre e dytë. Falë saj kanë siguruar mirëqenie për familjet, arsimin për fëmijët e tyre dhe perspektivë për Kosovën në përgjithësi. Menjëherë pas luftës, fal punës vullnetare dhe me rrezikshmëri të lartë për minatorët, miniera e TREPÇËS u shpëtua nga përmbysja dhe shkatërrimi i saj. Kjo ndodhi me vendosmërinë dhe sakrificën e minatorëve vendas, shaljanë“, tha Bahtiri.