15.5 C
Mitrovice
E shtunë, 6 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Agim Bahtiri “i çudit” të gjithë me deklaratën e tij: Si e barta me dhëmb oficerin serb 110 kg

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka rrëfyer shumë histori interesante e të pa dëgjuara deri tani nga fëmijëria dhe jeta e tij.

Në rrëfimin e tij Bahtiri ndër të tjera ka thënë se deri me tani gjithçka që ka synuar në jetë e ka arritur.

Derisa, ka folur edhe për bizneset e tij në Holandë dhe vende të tjera, duke thënë se vlera e tyre kalon disa milion e po ashtu ka treguar edhe rrugën se si ka arritur deri tek milionët e parë.

Kryetari aktual i Mitrovicës, thotë se është edukuar që mos të përfitoj në jetë pa punë e angazhim.

E këtë ai e dëshmon edhe me një histori personale, kur Bahtiri thotë se refuzoi një çek në vlerë prej 250 mijë euro, të cilën ia ofroj si dhuratë partneri i tij në biznes, transmeton infokus.

Madje ka rrëfyer një histori të çuditshme se si e ka bartur me dhemb disa metra një oficer të ushtrisë së ish-Jugosllavisë dhe e ka rrotulluar disa herë, i cili sipas Bahtirit, peshonte mbi 100 kg.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT