Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, do të garojë për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Burime të Kanal10, bëjnë me dije se Bahtiri ka vendosur të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt.
Përveç Bahtirit, nga Mitrovica, kandidatë për deputetë në listën e LVV-së, janë edhe Armend Muja dhe Arjeta Fejza.
Kandidatë për deputet nga Mitrovica është edhe Faton Peci, bashkëkryetari i Listës “GUXO”.