-3.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Afrona Dika për herë të parë zbulon detaje nga ndarja me Bleron

Këngëtari i njohur, Blero Muharremi dhe Afrona Dika vitin e kaluar i dhanë fund martesës së tyre disavjeçare.

Çifti u martuan në një ceremoni madhështore në 2017, i ndanë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin.

Blogerja shqiptare së fundmi është rikthyer me një rrëfim për ndarjen e mes tjerash ka dhënë detaje edhe për romancën e saj të re.


E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ajo ka treguar për herë të parë se si përfundoi lidhja e tyre.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, ka thënë ajo.

E pyetur nëse martesa e tyre është kryer me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: “Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr”.

Sidoqoftë, Dika u shpreh se tani është e lumtur dhe se po ndihet më mirë se kurrë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT