Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 2,279 raste të reja me COVID-19 dhe kanë vdekur 8 pacientë.
2,279 rastet e reja janë regjistruar nga 12,666 persona të testuar gjithsej, derisa vlen të theksohet se sot janë shëruar edhe 325 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 22,486 vaksina anti-COVID.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 687.553 doza të vaksinës.
Por, si pasojë e numrit të lartë të rasteve të reja në Kosovë, numri i rasteve aktive ka shkuar në 18,287.
Covid-19 në 24 orët e fundit i’a ka marrë jetën edhe një personi të moshës 20-29 vjeç, ndërsa janë infektuar me COVID-10 edhe 52 fëmijë të moshës nën 10 vjeç.




