17.5 C
Mitrovice
E hënë, 5 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Adriatik Kelmendi: Dejonë, e bija e grekut, shihemi në gjykatë

Pas postimit të Dejona Mihalit për Adriatik Kelmendin, ku e akuzon se po përgjigjet gjithmonë i pari për LDK-në dhe se po shqyrtohet si kandidat i Devollëve për kryetar Prishtinë, gazetari ka reaguar duke thënë se do ta çojë anëtaren e VV-së në gjykatë.

Mihali tha se Devollët do ta qesin Kelmendin kandidat për kryetar Prishtine, prandaj edhe ai gjithnjë flet në emër të LDK-së, sipas saj.

Por, Kelmendi u përgjigj duke thënë se do ta dërgojë në gjykatë koordinatoren e komiteteve të VV-së.

“Dejonë, e bija e grekut, shihemi në Gjykatë! U zbulua më në fund se kush qenka koka e shpifjeve për mua dhe familjen time! Qenka e bija e Aleksandër Mihalit. Aleksandër Mihali, sipas Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, është deklaruar si grek”, tha Kelmendi në një reagim të gjatë./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT