10.3 C
Mitrovice
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Adriana Matoshit i del problem me një “kojshi” në lagjen e saj, ndërhyn edhe Policia e Kosovës

Po bëhet një vit që kur aktorja kosovare, Adriana Matoshi ka adaptuar një qen të racës ‘maltez’.

Por, dikush në lagjen e saj nuk po e pëlqen qenin, dhe për këtë ka telefonuar Policinë e Kosovës, ku këta të fundit kanë trokitur në derën e aktores.

Matoshi ka shkruar në Facebook, se sapo i ka hapë derën Policisë, ata fillimisht i kanë thënë ta lidhi qenin, pasi sipas saj ata menduan se do jetë ndonjë racë e vështirë, por kur panë qenin e saj ata filluan të luanin me të.

Tutje, aktorja kosovare ka shkruar se mentaliteti jonë lë për të dëshiruar e edhe ma shumë qasja ndaj njerëzve, fëmijeve e gjithashtu dhe kafshëve.



Postimi i plotë i saj:

Pershendetje miq,

Ka gati 1 vjet qe e kemi adaptu nje qen maltezer, per ata qe e njohin kete race e dijn sa te mire jane e sa te qete jane!

Une banoj ne kurriz edhe krejt kojshite e dojne qenin perveç nje gruaje!

Nana ime m’ka tregu se kojshikja jone e dashtun tutet, por kurqysh nuk ma merrke menja ni njeri dy metra me u frigu prej ni krijese kaq te dobet e te mire qe asnjehere nuk ka frikesu dikend.

Kojshikja jone e dashtun e ka sulmu qenin duke e gjujt papuqe poashtu çikes tem 9 vjeçe i ka thon qe kom me ta PRE qenin.

Sot, policia na troket ne dere edhe ma s’pari than lidhne qenin e mandej bisedojme…

Njerzit kane mendu qe naj Pit Bull a naj qen i rrezikshem, kur e pane qenin tone ja nisen me lujt me te edhe na tregun qe per te jon ardhe!!!



Tash a m’tregoni mu a ma i rrezikshem qeni a njeri qe kercenon me pre e me gjujt papuqe ni qen te vockel qe sa ka nise me shiju jeten e me i bo te lumtun krejt per rreth vetes, plus me e bo me vaj e me merzite qiken 9 vjeçe me asi fjale te tmerrshme ?

Mentaliteti jone le per te deshiruar e edhe ma shume qasja ndaj njerezve femijeve e gjithashtu dhe kafsheve.

TË FUNDIT

TË FUNDIT