12.4 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Adriana Matoshi tregon si e pritën fëmijët lidhjen e saj me 21-vjeçarin

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Adriana Matoshi në një intervistë për “Express Rozë” ka treguar shumë gjëra rreth jetës së saj private dhe profesionit.

Ndër, të tjera Matoshi është pyetur se si e kanë familja lidhjen e saj me 21-vjeçarin, Keith Groeneveld, e që tregoi haptazi.



“Më respekton familjen tepër, fëmijët e mi i do shumë, i respekton, kujdeset për ta, iu shkruan”, u deklarua Matoshi.

“Familja jem gjithmonë e ka dashtë lumturinë time, tash unë e shoh familjen time sa të lumtur janë kur më shohin mu të lumtur, nuk është që s’kam qenë e lumtur, unë gjithmonë kam gjetur lumturi gjithkund, në shoqëri në familje, por ata po e shohin lumturinë time 100%, kurrë më të lumtur nuk e kam pasur familjen time e fëmijët e mi.”

Po ashtu, ajo tregoi që fëmijët vazhdimisht kanë insistuar duke i thënë që ta gjejë dikë.



“Fëmijët e mi pak para se me kon me Keithin, më kanë thënë: Mam gjeje dikon, mam pse nuk e ki ti dikon, nuk ka qenë në planet e mia, por më ka ardhur, jemi kuptuar shumë, jemi pëlqyer”, tha deputetja.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT