9.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Ademi flet pasi u sulmua fizikisht: E njoh personin që më sulmoi, përzihet në futboll

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar në mëngjesin e sotëm në parkun e Gërmisë.

Në lidhje me këtë rast, Reporteri.net ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka konfirmuar se një person është rrahur në Gërmi.

“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person.”

“Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, u shprehë ajo.



Pas sulmit, Ademi ka folur për “Persikopin” dhe ka treguar se e njeh personin që e ka sulmuar atë.

“Po, e njoh shumë mirë personin (që më sulmoi). Nuk është pjesë e federatës por përzihet në futboll”, ka deklaruar kryetari.

Pas intervistimit nga Policia, Agim Ademi është kthyer në zyrën e tij në Federatë./Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT